DETAJE & FOTO GALERI/ Shkodër, eksploziv në garazh për borxhet e djalit,...

DETAJE & FOTO GALERI/ Shkodër, eksploziv në garazh për borxhet e djalit, shoqërohen 8 persona

73
0
Shares

Rreth orës 23:50, të natës së kaluar, në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër, në qepenin e garazhit të banesës, në pronësi të S. K. 62 vjeç, është vendosur lëndë plasëse dhe ka shpërthyer. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet e para dyshohet se shkak i  kësaj ngjarje janë konfliktet që djali i tij F. K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve që u ka.

Policia ka shoqëruar 8 persona të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY