VIDEO/ Ja si u kap fieraku me 1.5 kg heroinë në autobusin...

VIDEO/ Ja si u kap fieraku me 1.5 kg heroinë në autobusin Tiranë – Athinë

140
0
Shares

Një 37 vjeçar nga Fieri është arrestuar teksa po tentonte të kalonte drejt Greqisë 2 pako me heroinë. Ai i kishte fshehur pakot me heroinë në brez dhe në xhepin e brendshëm të xhaketës dhe është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobuzin e linjës Tiranë – Athinë.

Arrestimi i Elton Ferko, 37 vjeç, banues në Fier,  u krye më 12 shkurt 2018

“Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasit të mësipërm iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë”, informon Policia e Shtetit.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë,  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë i Policisë

Në datën 12. 02. 2018 shtetasi E. F., është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobusin e linjës Tiranë – Athinë. Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobusi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasit të mësipërm iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas veprimeve të para hetimore, Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.

Kakavije. Goditet një tjetër rast i tentativës për Trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohet 1 kilogramë e 520 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.Arrestohet në flagrancë poseduesi.Në datën 12.02.2018 shtetasi E.F., është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobusin e linjës Tiranë – Athinë.Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobusi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasit të mësipërm iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Pas veprimeve të para hetimore, Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:E.F., 37 vjeç, banues në Fier.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.

Publié par Policia e Shtetit sur mardi 13 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY