Shkodër, dy vëllezër therin me thikë bashkëfshatarin

Ndaje
Foto Ilustruese

Rreth orës 12:35 në fshatin Mjedë, Vau Dejës, ka ndodhur një konflikt ku ka mbetur i plagosur me mjete prerëse (thikë) Xh. R., 22 vjeç banues në fshatin Mjedë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku dhe kanë bërë të mundur në kohë rekord, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të dy autorëve të dyshuar, A. P., 40 vjeç dhe K. P., 30 vjeç (vëllezër).

I plagosuri  Xh. R., është dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leni një përgjigje