MOTI/ Priten përmbytje…?! Reshje e shtrëngata, ja harta me zonat që rrezikohen...

MOTI/ Priten përmbytje…?! Reshje e shtrëngata, ja harta me zonat që rrezikohen nga purjet e lumenjve!

220
0
Shares

Bëni kujdes dhe merrni masat, pasi rrezikohen serish përmbytje. Alarmin e ka dhënë Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) në parashikimin më të fundit në buletinin mbi rreziqet natyrore.

E martë

Priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa qarqe ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

Temperaturat

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 11;

në vendet e ulëta: 5 / 9 ;

në vendet malore: -1 / 3 °C.

Era

Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.

Parashikimi për përmbytje

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e martë, dt. 13) dhe nesër (e mërkurë, dt. 14) në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së nesërme (e mërkurë, dt. 14).

Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY