Mbledhja e Komitetit të Integrimit: Ç’na duhet Shqipëria në BE, me këtë...

Mbledhja e Komitetit të Integrimit: Ç’na duhet Shqipëria në BE, me këtë nivel të lartë korrupsioni

118
0
Shares

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri – BE, Monica Macovei bëri thirrje për luftimin e korrupsionit dhe rezultate konkrete në këtë luftë.

Argumenti që Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku ka korrupsion nuk funksionon.

“BE pret nga Shqipëria përpjekje të intensifikuara dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton që vetëm thjesht të krahasoni me të shkuarën por qeveria të ecë më përpara dhe duhet të shohë shembujt pozitivë në Europë.

E kam dëgjuar jo vetëm në Shqipëri se nuk ka korrupsion vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, çfarë problemi ka nëse ka korrupsion? Kjo është një përgjigje që ne mund ti përgjigjemi shumë shpesh. Nëse ne brenda BE kemi disa vende me nivel të lartë korrupsioni atëherë pse na duhet të marrim dhe një vend tjetër me nivel të lartë korrupsioni.

Nëse kemi dy probleme pse duhet të shtojmë një problem të tretë brenda shtëpisë. Nuk është argument i mirë nëse thoni se nuk jemi ne i vetmi vend që kemi korrupsion ka dhe vende të tjera. Unë do ju rekomandoja të mos e përdorni këtë argument”, u shpreh Monica Macovei.

Sipas saj, ka shumë pak të dënuar për korrupsion.

“Ka përpjeke, ka dhe disa rezultate, ka shumë hetime, nuk ka shumë ndjekje penale.

Ndërkohë që kur flasim për finalizimin në gjykata numri është i ulët. Duhet punë. E di që nuk është e thjeshtë dhe procesi në vetvete kërkon kohë, megjithatë ju inkurajo të vazhdoni të punoni.

Në këtë aspekt për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe ndihmuar zhvillimin e vendit, opozita, pavarësisht se kush është dhe mazhoranca, pavarësisht se kush është, nëse duhet t’i shërbejnë vendit është e rëndësishme të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri.

Duhet të kuptoni ndonjëherë njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të japin ryshfet sepse sistemi kërkon ta bëjë  këtë. Siç ndodh në sistemin shëndetësor. Nëse do ti shërbesh një personi të dashur atëherë do të bësh çdo gjë të mundshme. Por nga ana tjetër, nëse sistemi shëndetësor do të funksiononte mirë atëherë njerëzit do të ishin shumë të lumtur që të mos detyroheshin të merrnin borxh para për shërimin e të dashurve të tyre.

Korrupsioni bën jetën e vështirë dhe jo vetëm kaq, humb dhe besimin e njerëzve tek institucionet, të mos e pëlqejnë fare klasën politike sepse klasa politike nuk e lufton korrupsionin.

Korrupsioni sjell varfëri, ndërpret konkurrencën reale dhe të ndershme në ekonomi.

Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë. Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë, do të rrisë çmimet e produkteve ose ndoshta një autostradë do të ishte 3 herë më e shtrenjtë sesa çmimi dhe e gjithë kosto duhet të paguajnë njerëzit”, shtoi Monica Macovei.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY