I lexohet dënimi me 10 vjet burg, i bie të fikët në...

I lexohet dënimi me 10 vjet burg, i bie të fikët në sallën e gjyqit

182
0
Shares

Fatmir Musliji, i akuzuari për krim të organizuar dhe narkotikë i ka rene te fiket, pasi ka kuptuar sa është dënuar. I akuzuari për krim të organizuar dhe posedim, shitje e shpërndarje të substancave narkotike në vazhdimësi, nuk e ka pritur mirë dënimin që gjykata i shqiptoi.

Kur kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, shpalli aktgjykimin me të cilin të akuzuarin Fatmir Musliji e dënoi me 10 vjet burg e 10 mijë euro gjobë, Musliji u alivanos.

Musliji u dënua me burgim dhe gjobë vetëm për shitje e posedim narkotikësh, ndërsa u lirua nga akuza për krim të organizuar. Bashkë me Muslijin në këtë proces gjyqësor kanë qenë të akuzuar edhe Brahim Xhemajli si dhe Zijadin Gashi.

Brahim Xhemajlit gjykata i ka shqiptuar dënimin prej 4 vjet e gjashtë muajsh burgim si dhe 4 mijë euro gjobë, ndërsa Zijadin Gashit 3 vjet e tre muaj burgim, si dhe 500 euro gjobë. Edhe Xhemajli e Gashi janë dënuar për veprën penale të blerjes, posedimit dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Rasti i Muslijit, Xhemajlit e Gashit ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit. Para kthimit në rigjykim, themelorja e kishte dënuar Fatmir Muslijin me 8 vjet burgim e 10 mijë euro gjobë, Brahim Xhemajlin 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 4 mijë euro gjobë, ndërsa Zijadin Gashi ishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, si dhe 2 mijë euro gjobë. Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY