Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & EMRI/ Kush është hacker-i nga Fieri që çmendi botën

13/02/2018
FOTO & EMRI/ Kush është hacker-i nga Fieri që çmendi botën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në jetën reale Aldo Ymeraj 25 vjeç njihet si një i ri vetmitar dhe i mbyllur. Ai jetonte në Fier mes dy prindërve të ndarë dhe kush është afër tij e di lidhjen e forte me kompjuterin.

Në jetën virtuale ai quhet “Kubanezi”, pjesë e një rrjeti hackerash prej 10 mijë anëtarësh. Por si çdo hackerues në internet të dhënat e tij nuk ekzistojnë, ai nuk ka Facebook dhe as llogari tjetër me këtë emër.

E vetmja foto është ajo e disa viteve më parë përpara se ai të ishte 20 vjeç, në një faqe ku komentet më të shumta i merr nga Ukraina. Djali nga Fieri e nisi duke thyer fjalëkalime në Facebook për të përfunduar në një grup ndërkombëtar të krimeve kompjuterike që vidhte Bitcoin me vlera disa milionëshe, karta krediti dhe llogari bankare.

Por emri i Aldo Ymeraj u bë i njohur për policinë vendase gjatë goditjes së grupit AHG, Albania Hackers Group i cili solli jo pak shqetësim në bllokimin e serverave të institucioneve shtetërore dhe mjaft shoqërive private.

Por ky arrestim duket se më pas vetëm sa e perfeksionoi talentin e hackerues-it Ymeraj i cili sipas kësaj skeme rezulton të jetë mes 36 anëtarëve të grupit ndërkombëtar “In froud we trust, “Në mashtrim ne besojmë”.

Aldo Ymeraj u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtetesh për të goditur hackeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010 .

Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Por i riu nga Fieri që prej arrestimit nuk ka thënë asgjë për autoritetet shqiptare ndërkohë që pritet që ai ti dorëzohet drejtësisë amerikane.

Perveç Ymerajt janë edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofkën “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende .Nga ana tjetër, rusi Sergei Sergejeviç që mendohet se është njëri nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë u arrestua gjatë pushimeve në Tajlandë.

“In fraud we trust” përdorte një forum në internet ku blinte dhe shiste karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale. por siç dyshon Departamenti i Drejtësisë amerikane kjo organizatë ka 10.901 anëtarë. TCH

Tags: Aldo Ymerajhackers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.