EMRI & FOTO/ vritet një tjetër shqiptar luftëtar i ISIS në Siri

EMRI & FOTO/ vritet një tjetër shqiptar luftëtar i ISIS në Siri

211
0
Shares

Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në luftën në Siri, duke çuar në 76 numrin e të vrarëve në konfliktin atje.

Policia e Kosovës bën me dije se ai quhet Betim Ibrahimaj nga Komuna e Istogut. Lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë bashkëshortja e Ibrahmajt e cila ishte së bashku me të në Siri. Ajo përmes një bisede telefonike ka njoftuar prindërit e Ibrahimajt, se Betimi është vrarë. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tregoi se tashmë policia ka informacione për vrasjen e Betim Ibrahimajt, por për shkak të situatës në Siri, nuk kanë ende ndonjë dokumentacion.

“Policia e Kosovës, nga burimet të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi, mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, policia nuk posedon ndonjë dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha Hoxha.

Ditë më parë u njoftua për një tjetër shqiptar nga Kosova u vra në Siri, K. A., nga Pestova e Vushtrrisë.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY