VIDEO/ Dalin pamjet, ja deklarata e fortë e aktorit Bujar Asqeriu: Këtë...

VIDEO/ Dalin pamjet, ja deklarata e fortë e aktorit Bujar Asqeriu: Këtë vend e drejtojnë hajdutët, Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre

287
0
Shares

Artistët e Teatrit Kombëtar nuk janë lënë që të hyjnë sot në ambientet e vendit të tyre të punës. Aktorët vijojnë që të kundërshtojnë projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosen te ‘Turbina’. Regjisori Altin Basha ka ftuar ministren Mirela Kumbaro që ditën e mërkurë në orën 16:00 të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar për dialog me artistët.

Në një deklaratë në ambientet e jashtme, aktori Bujar Asqeriu ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se askush nuk e çan trapin për artistët. Ai u shpreh se artistët kanë roga më të ulëta dhe se nëpunësit e shtetit, ndërsa shtoi se politikanët e kanë mendjen të vjedhin.

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin. Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta. Bujar Lako jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua për ta… Këtë vend e drejtojnë hajdutët.  Ndonjëherë them pse të flas, për çfarë të flas?! Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre. Mendojnë sesa do fitojnë dhe me kë do e bëjnë qejfin dhe jo për ne”, u shpreh Asqeriu.

“Asnjë nga ne nuk e ka marrë një e-mail nga ana e Ministres së Kulturës, ne si artistë nuk jemi lejuar që të hyjmë në ambientet e brendshme të Teatrit. Ky vend nuk është as i ministres dhe as i drejtorit. Ligji bëhet për artistët dhe atyre nuk iu është kërkuar mendimi i tyre”, u shpreh më herët regjisori Altin Basha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY