VIDEO/ Basha: Rama pasi nuk mori dot FSHF-në i është sulur artistëve

VIDEO/ Basha: Rama pasi nuk mori dot FSHF-në i është sulur artistëve

123
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë në krah të aktorëve të Teatrit Kombëtar që Edi Rama me anë të ministres së tij të Kulturës, përkthyeses Mirela Kumbaro, sot i ka nxjerrë jashtë ambienteve të punës.

Basha është shprehur në një deklaratë për mediat se Rama pasi nuk kapi dot FSHF-në, tani i është vërsulur aktorëve.

“Në mbledhjen e Grupit, tha Basha, kemi diskutuar edhe dy çështje të tjera: Fakti që u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll FSHF-në, tani iu janë vërsulur artistëve! Teatri nuk mund të jenë kullat dhe godinat, por teatri është Robert Ndrenika. Ndaj e paralajmëroj Edi Ramën se mbushen 20 vjet që Rama tenton të ndërtojë kullë tek teatri Kombëtar – e paralajmëroj të tërhiqet; asnjë veprim nuk mund të kryhet dhe as të vihet në veprim skema korruptive, ndërtimi i grataçielave apo i kullave me stadium, pa marrë në shqyrtim çështjet nga artistët. Ata kanë mbështetjen tonë. Edhe projektligji që po u sillet është në duart e qeverisë, ku bordi zgjidhet nga kryeministri. PD është e vendosur për decentralizimin kompetencave në të gjitha fushat duke përfshirë edhe fushën e artit’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në deklaratë për mediat.

Nga selia e Partisë Demokratike, komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Publié par Lulzim Basha sur lundi 12 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY