Greqi, tentuan ti rrëmbejnë shqiptarit të dashurën, dështon përpjekja për arratisje nga...

Greqi, tentuan ti rrëmbejnë shqiptarit të dashurën, dështon përpjekja për arratisje nga paraburgimi

91
0
Shares

Një shqiptar tentoi të arratisej nga qelia e paraburgimit në Athinë, së bashku me një algjerian. Të dy të arrestuarit nisën të sharronin me limë hekurat e qelisë, por u zbuluan në kohë nga gardianët. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së dielës. Ky incident alarmoi autoritetet greke, të cilat kanë nisur hetimin për të zbuluar se kush nga grupet e tjera kriminale brenda burgu pajisi me limë shqiptarin dhe algjerianin.

Mediat greke shkruajnë se rastet e përsëritura të të burgosurve që tentojnë arratinë nga qelia, nxjerrin në pah problemet në sistemin e burgjeve. Një zyrtar grek ka thënë për të përditshme “Protothema” se shkak është mungesa e burimeve njerëzore.

Shqiptari që tentoi të arratisej nga paraburgimi është arrestuar një javë më parë, më 5 Shkurt në Athinë. Së bashku me dy persona të tjerë që janë në kërkim, ata sulmuan dhe qëlluan disa herë me thikë një tjetër shqiptar duke e lënë të plagosur, dhe tentuan t’i rrëmbenin të dashurën. Ngjarja u parandalua nga një patrullë e policisë që ishte në zonë.

Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është kontingjent i njohur për policinë greke dhe konsiderohet i rrezikshëm. Ai është dëbuar katër herë nga vendi dhe ka hyrë sërish ilegalisht. Më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për vjedhje dhe sulme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY