Greqi, asgjësohet grupi “ndërkombëtar” i shfrytëzimit të prostitucionit, ja si e reklamonin...

Greqi, asgjësohet grupi “ndërkombëtar” i shfrytëzimit të prostitucionit, ja si e reklamonin “mallin” shqiptar

205
0
Shares

Policia greke ka arrestuar një grup kriminal që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Deri tani në Athinë janë arrestuar 12 persona, shtetas grekë, shqiptarë, rumunë, rusë, kazakistanas, gjeorgjianë. Gjithashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 8 persona të tjerë.

Sipas policisë, grupi vepronte prej të paktën dy vjetësh. Rekrutonte femra në nevojë, kryesisht nga Shqipëria e Rumania dhe duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, i fuste në rrugën e prostitucionit. Nëpërmjet ëeb site-ve të ndryshme që kishte krijuar, grupi reklamonte “shërbimet” e femrave dhe pastaj klientët i mbyllnin takimet duke telefonuar në një “call center” që funksiononte në lagjen Kalithea. Mes femrave që përdorte grupi ishte dhe një e mitur nga Bullgaria, e cila tashmë po trajtohet në qendrën për viktimat e trafikut të qenieve njerëzore.

Policia njofton se gjatë kontrolleve ka sekuestruar një shumë parash prej 63.830 euro si dhe 800 USD, 6 automjete, tre kompjuterë, 96 telefona celularë dhe një numër të madh shënimesh që hedhin dritë në funksionimin e kësaj veprimtarie kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY