EMRAT & FOTO/ President dekreton ambasadorët e rinj në UNESCO dhe OKB

EMRAT & FOTO/ President dekreton ambasadorët e rinj në UNESCO dhe OKB

426
0
Shares
Ravesa Lleshi

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me propozim të kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar sot emërimin e Ferit Hoxhës ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Dekretimi vjen pasi Qeveria Rama ka emëruar ambasador të Shqipërisë në UNESCO, Ferit Hoxhën, të cilin, kjo qeveri e kishte paditur më parë për çështjen e marrëveshjes detare me Greqinë të vitit 2009, të shpallur si antikushtetuese nga Gjykata përkatëse. Hoxha pak kohë më parë kishte marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë ministri dhe tashmë ai duket se është “rehabilituar”, deri në atë pikë sa që qeveria që e paditi tashmë e ka emëruar ambasador të Shqipërisë në UNESCO.

Presidenti dekretuar lirimin nga detyra të Venera Domit, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Gjithashtu është dekretuar emërimi i Ravesa Lleshit, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente.

Si dhe është dekretuar lirimi nga detyra i Filloreta Kodrës, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente.

Ferit Hoxha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY