FOTO/ Berat, përplasen tre automjete, plagosen dy persona

FOTO/ Berat, përplasen tre automjete, plagosen dy persona

79
0
Shares

Dy persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në Berat në të cilin u përfshinë tre automjete. Ngjarja ka ndodhur në orën 14.45 në rrugën Antipatrea në vendin e quajtur Ura e Goricës.

Mjeti me targa AA 950A C është përplasur me mjetin tip Wolksvagen me targa AA 252 LN dhe mjetin tip Benz me targa AA 179 DH. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit me targa AA 950 AC shtetasi E. M., 30 vjeç dhe pasagjerja K. Ç., 25 vjeçe kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY