Basha i mrekulluar nga Ermal Meta, përshëndet fitoren në San Remo

Basha i mrekulluar nga Ermal Meta, përshëndet fitoren në San Remo

98
0
Shares

Kreu I PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur sot fitoren e Ermal Metës në San Remo. Ai e konsideron këtë një shembull të shqiptarëve të ndershëm në kushtet kur lajmet për shqiptarët I zënë mafiozët.
“Në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara. Shqiptarë të ndershëm, krijues, të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë.
Por e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershēm dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre.
E përgëzoj nga zemra Ermal Metën për çmimin e fituar me talentin dhe punën e tij, dhe i uroj për suksese të tjera më tej! Ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!”, shkruan Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY