Rama, miliona lekë gjobë për ata që spiunojnë te ndërkombëtarët. Për cfarë...

Rama, miliona lekë gjobë për ata që spiunojnë te ndërkombëtarët. Për cfarë bëhet fjalë

192
0
Shares

Qeveria Rama ka futur në një ligj amendime që të kujtojnë një kohë kur ndalohej të flisje më të huajt. Kësja here bëhet fjalë për të dhëna statistikore të cilat qeveria i ndalon të arrijnë tek të hujat pa kaluar më parë në një filtër shtetëror.

Qeveria i ka qëndruar deri në fund masës së saj për kontrollimin e mënyrës sesi raportohen statistikat duke lënë në fuqi gjobat në projektligjin “Për statistikat” të depozituar tashmë në në Kuvend. Pak kohë më parë drafti u nxorr për konsultim të gjerë dhe më pas në 31 janar kaloi në qeveri pa ndryshime. Dënimet me gjoba lidhen me forcimin e cilësinë dhe kredibilitetin e të dhënave kombëtare por në sy bien edhe masat për ata që “spiunojnë” tek ndërkombëtarët, shkruan revista e njohur ekonomike ‘Monitor.’

Shprehimisht projektligji sanksionon se ” Për rastet e dërgimit të të dhënave zyrtare institucioneve ndërkombëtare nga ana e agjencive statistikore, pa njoftimin e INSTAT-it, dënohet me gjobë deri në 50 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike gjoba i jepet titullarit të institucionit”.

Por gjobat nuk do të jenë vetëm për zyrat por edhe për individët. ‘Moszbatimi ose shkelja e kërkesave të konfidencialitetit nga nëpunësi, përfshirë këtu dhe kohë kur ai ka lënë detyrën, ose nga një palë e tretë, së cilës i është dhënë e drejta për qëllime kërkimore, dënohet me gjobë nga 200 000 lekë deri në 300 000 lekë, përcaktohet në projektligj’, thuhet në ligj cituar nga Monitor.

Gjobat janë parashikuar edhe për persona që pengojnë transmetimin e të dhënave që rrjedhin si detyrim nga ligji i ri.

“Moszbatimi ose shkelja e kërkesave për mosnjoftimin e përgatitjes së projektakteve, që mund të ndikojë veprimtarinë statistikore apo të pengojë transmetimin e të dhënave administrative për qëllime statistikore, përbën shkelje të rëndë disiplinore sipas legjislacionit për nëpunësin civil dhe titullari i institucionit dënohet me gjobë nga 50 000 lekë.  Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike, gjoba i vendoset titullarit të institucionit.

Projektligji i ri i jep të drejtën e vendosjes së gjobave Drejtorit të Përgjithshëm, kur të dhënat ose informacioni duhen dërguar në  INSTAT.

Gjoba vihet gjithashtu nga drejtuesi i agjencisë statistikore, kur të dhënat janë kërkuar nga agjencia statistikore përkatëse.

Ende nuk është e qartë se nëse kjo ndodh si do ta mësojë qeveria faktin se disa të dhëna ekonomike jo sekrete kanë qarkulluar jashtë zyrave shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY