Basha: “Rama 2” një zullum kombëtar, u thotë fermerëve “e dini vetë...

Basha: “Rama 2” një zullum kombëtar, u thotë fermerëve “e dini vetë ku ta fusni prasin e karotën”

66
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i është drejtuar me indinjatë kryeministrit Edi Rama në Kuvend për qëndrimin e tij ndaj të turpshëm ndaj qytetarëve, duke e konsideruar qeverisjen e tij aktuale një “zullum kombëtar” që ia ka kaluar qeverisjes së mëparshme “Rama 1″.

Basha përmendi sidomos rastin më flagrant të ndodhur në Divjakë, kur kryeministri paturpësisht iu drejtua atyre që nuk mund të shisnin prodhimet e tyre me një fjalor banal.”E dini vetë ju ku e fusni prasin dhe karotën”, citoi Basha fjalët e Ramës në Divjakë.

“U përpoq ta kthejë këtë sallë në cirk, tha Basha, me një fjalor ordiner që ekspozon atë që ndodh pas fasadës së hollë kryeministrore. Një qeverisje me grabitje që i merr përditë shqiptarëve. Ky parlament duhej ta frenonte këtë zullum kombëtar, Rama 2-in, që me lidhjet e tij me bandat e krimit të organizuar ia kalon Rama 1-it. Kjo është arsyeja pse atij nuk i bëhet vonë, se në këtë sallë ku ka ardhur me vullnetin e krimit mund të bëjë si të dojë. Ndaj me mëdyshje e pranova të debatoj për qëndrimin e shqiptarëve ndaj SHBA-së. Se e di që në fund nuk do të ketë votë të shqiptarëve por të një grupimi të depersonalizuar në koalicion me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

Kur këta nuk votojnë për tekstet falas të fëmijëve shqiptarë….

Isha në Divjakë para disa ditësh ku qindra mijë tonë prodhime të cilësisë më të lartë, patate, lakra, karota, fermerët nuk i shesin dot se nuk vjen t’ua marrë askush.

Katër vjet më parë vinte një trajler nga Kosova dhe Maqedonia, sot nuk vjen asnjë furgon as nga Tirana. Po Edi Rama u tha “e dini mirë ju se ku e fusni prasin dhe karrotën!!!” Turp për një njeri që i thotë vetes, kryeministër.

Ku e kanë të përbashkëtën, familjet fermerë të Divjakës me ato mijëra familje që u është hequr ndihma ekonomike  dhe me qëndrimin e Edi Ramës ndaj rezolutës së Jeruzalemit? E kanë se ky është një kryeministër i shantazhueshëm.

Vendimet e tij merren në varësi të dosjeve që i tunden para syve,ku figuron ministri i tij Saimir Tahiri që takohet me mafiozët, dosjet e milionave të pastruara nëpërmjet  bankave private. Ky është një kryeministër i shantazhueshëm, prisni e do të shihni se çfarë i bën një vendi.

Rama nuk arriti t’u shpjegojë shqiptarëve se pse pas 5 viteve në pushtet, ekonomia është në bilancin më katastrofik që nga viti 1991; se pse numri i shqiptarëve të larguar që nga 2015-a është më i madh nga ai i eksodit, se pse kanë falimentuar 8% më shumë biznese në janar se janarin e kaluar.

E çove Nezar Sitin për t’i mbyllur gojën në Itali….

Thua këtu se nuk duam interesat turke. Ky është një palaçollik. Kur qeveriste PD-ja, investimet turke u dhjetëfishuan, banka, që nuk janë më. Qenë mijëra vende pune. Pse qesh këtu? Se nuk jemi as shokë gjimnazi me mua, je nja dhjetë vjet më i madh. Ajo që ndodh në Vlorë është një korrupsion i madh.

Kujt i flet ti për interesa kombëtare e tradhti kombëtare? Kur vjen puna për pushtetin tënd ti je gati të flesh me djallin dhe ke fjetur me djallin.

Më 21 dhjetor u votua kundër Amerikës, kundër asgjëje tjetër po kundër Amerikës, presidentit Trump. Ti votove kundër duke vënë në peshoren e rrezikut interesin tonë kombëtare. Nuk më intereson fare Maqedonia. Nuk na intereson fare Maqedonia, o mashtrues, por na intereson Kosova dhe Shqipëria në NATO!

Lexoje pak dhe Raportin e BE: që pengesa kryesore janë autokratët. Çfarë pret ti, të të thonë emrin? Do të ta vënë emrin.

Detyra e opozitës në këtë parlament është tërësisht e pamundur. Përtej fjalës çdo gjë është dhunuar ligjërisht, institucionalisht. Në vend të jemi këtu për të zgjidhur problemet e fermerëve të Divjakës, në vend t’u japim të njëjtin buxhet si Maqedonia, ky do të vazhdojë të tallet me ju duke ju thënë ‘ju e dini se ku do ta fusni prasin dhe karotën”. Këtë ka thënë në Divjakë. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të çohen!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY