Ermal Meta do të vazhdojë garën në Sanremo, kënga nuk skualifikohet

Ermal Meta do të vazhdojë garën në Sanremo, kënga nuk skualifikohet

100
0
Shares

Nuk do të skualifikohet e do të vazhdojë garën në Festivalin e Sanremos 2018 kënga “Nuk më keni bërë asgjë” e kantautorit shqiptar Ermal Meta e këngëtarit të njohur italian Fabrizio Moro.

Kjo është deklarata e bërë nga nëndrejtori i Radio Televizionit publik italian (RAI) Claudio Fasulo.

Në konferencën e sotme për shtyp ai tha se pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se “nuk kemi të bëjmë me një plagjiaturë. Autori i dy këngëve është i njëjti e sipas rregullores  ka të drejtë të përdorë deri në 30 % të këngëve të tjera, e kënga “Nuk më keni bërë asgjë” i ka të gjitha të dhënat për të qenë një këngë e re . Pra nuk është një plagjiaturë.”

Mbyllet kështu polemika e nisur mbrëmë menjëherë pas mbarimit të natës së parë të Sanremo 2018 kur kënga e kantautorit shqiptar u akuzua si një plagjiaturë e një kënge të prezantuar më kategorinë e të rinjve në Sanremon e 2016.

Kënga “Nuk më keni bërë asgjë” konsiderohet të jetë një nga këngët pretendente për të fituar çmimin e parë.

Kritika e media i kanë dhënë një vlerësim të lartë e gjatë natës së parë juria popullor e ka renditur mes këngëve më të vlerësuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY