EMRI/ Mat, shkrumbohet shtëpia, pronari: Zjarrvënia e qëllimshme

EMRI/ Mat, shkrumbohet shtëpia, pronari: Zjarrvënia e qëllimshme

85
0
Shares
Foto Ilustruese

Një banesë njëkatëshe është shkrumbuar ditën e djeshme. Banesa në pronësi të shtetasit Selim Marku, është shkrumbuar nga flakët duke djegur gjithçka që ndodhej brenda saj. Pronari i banesës në momentet e zjarrit nuk ka qenë aty, duke mos pasur mundësinë për të ndërhyrë për të shuar flakët. Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës dhe vetë pronarin e banesës pasi kanë konstatuar zjarrin.

Efektiv të komisariatit të policisë Mat kanë shkuar në vendngjarje, ku grupi hetimor ka nisur hetimet për të gjetur shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit. Grupi i emergjencave civile në Bashkinë Mat ishte në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga zjarri i rënë në banesë. Sipas specialistëve të Emergjencave Civile, gjithçka është shkrumbuar nga flakët, duke mos shpëtuar asgjë. Për këtë po hartohet një raport i cili më pas do të dërgohet tek Emergjencat Civile në Qark.

Jashtë kamerës, pronari i banesës së djegur, shtetasi Selim Marku, dyshon që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm dhe jo të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike. Opsionet e tjera janë të përjashtuara pasi në banesë nuk jetonte askush, por përdorej me raste. Për këtë mësohet se Marku ka bërë edhe një kallëzim në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY