Gjermanët kapin sasi rekord droge nga Shqipëria, 3 në pranga

Gjermanët kapin sasi rekord droge nga Shqipëria, 3 në pranga

131
0
Shares

Një sasi e konsiderueshme kanabis sativa, që kishte ardhur nga Shqipëria është kapur nga policia gjermane në një qyte të qetë Trier. Në pranga janë vendosur tre persona, të gjithë shqiptarë nga Kosova. Siç shkruan Focus.de kjo është një sasi rekord kanabisi për këtë rajon të qetë në Gjermani.

Policia gjermane thotë se sasi e drogës së kapur është 1 kuintal (100 kilogramë). Edhe pse kjo sasi droge për shqiptarët është diçka normale, për gjermanët është cilësuar si rekord.

Të arrestuarit janë shqiptarë, njëri 39 vjeç, që është dhe kryesori dhe dy të tjerët të moshave, 20 e 23 vjeç. Qyteti i Trierit në afërsi të Francës, duket se nuk është mësuar me sasi të tilla droge. Dy personat, 39 dhe 23 vjeç, janë mbajtur në burg, ndërsa i riu 20-vjeçar është lënë i lirë.

Të dy shqiptarët kanë dalë para gjykatës, ndërsa ende nuk ka një vendim ndaj tyre.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY