FOTO/ Fushë Krujë, shembet ura, 7 fshatra të izoluar

FOTO/ Fushë Krujë, shembet ura, 7 fshatra të izoluar

140
0
Shares

Ura e ndërtuar në vitin 2009 dhe që shërbente si dalje drejt rrugës kryesore për 7 fshatrat e Fushë – Krujës, është kthyer tashmë në kërcënim për zonën. E vetmja mundësi që kanë tashmë banorët për të kaluar nga njëri fshat në tjetrin është të ecin mbi baltën e lënë pas nga shirat, e për ata më guximtarët mbi urën që rrezikon të shembet nga moment në moment. Mbeturinat që ka sjellë vërshimi i lumit, të ndihmuara edhe nga ura e rrëzuar janë kthyer në pritë për rrjedhën e ujit, e si pasojë kërcënim për një përmbytje tjetër nga shirat që priten të fillojnë në mesjavë.

Forcën shkatërruese të ujit, familja Luli e ka parë me sy teksa i ka rrëmbyer edhe portën kryesore të shtëpisë. Krahas kushteve të vështira, një problem i shtuar për ta është edhe mungesa e ujit të pijshëm pasi puset janë mbushur me ujin e ndotur të lumit.

Përveç pasojave të dukshme, një frikë më vete për banorët e fshatrave është tashmë gllabërimi i shtratit të lumit nga ujërat e rrëmbyer duke krijuar më tepër mundësi që përmbytja e rradhës të ketë pasoja edhe më të rënda për familjet aty pranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY