DETAJE/ Elbasan, atentati ndaj Çapjave, Prokuroria kërkon ndryshimin e akuzës

DETAJE/ Elbasan, atentati ndaj Çapjave, Prokuroria kërkon ndryshimin e akuzës

107
0
Shares
Nja nga atentatet ndaj Capjave

Prokuroria e Elbasanit kërkon ndryshimin e akuzës ndaj të arrestuarit Shkëlzen Hasanpapaj, që dyshohet se më 6 qershor 2016 tentoi të vriste me kallashnikov Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën. Kërkesa i është dërguar gjykatës pasditen e së hënës. Drejtuesi i prokurorisë, Ardjan Nezha ka vendosur zëvendësimin e prokurorit të çështjes me dy prokurorë të tjerë. Dy prokurorët e rinj kanë kërkuar nga gjykata ndryshimin e akuzës nga “Plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje” në “Vrasje duke rrezikuar jetën e shumë personave”. Gjykata ka marrë 10 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë së Ebasanit.

Shkëlzen Hasanpapaj është dërguar sërish në paraburgim, ndërsa seanca e tij e radhës u krye me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie. Ai akuzohet se ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj një makine tip Golf, ku udhëtonin Bledar Muça dhe Florenc Çapja, ku mbeti e plagosur edhe një efektive e policisë që po kalonte aty pranë.

Shkëlzen Hasanpapaj u arrestua në Holandë në shkurt të 2017-ës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY