DATAT & SRATEGJIA/ Opozita zbret sërish në shesh, ja kur dhe si...

DATAT & SRATEGJIA/ Opozita zbret sërish në shesh, ja kur dhe si do të organizohen protestat

157
0
Shares

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se nuk do të ndalë protestat deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie antimafie. Pas protestës masive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit më 27 janar, ende nuk ka zyrtarisht një datë se kur do të zhvillohet protesta e radhës.

Por burime brenda frontit opozitar bëjnë me dije për ‘GSH’ se është në diskutim që protesta e radhës të zhvillohet më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha. Burimet sqarojnë se protesta e fundit që sipas opozitës do të çojë në arritjen e qëllimit, largimin e qeverisë, pritet të jetë data 22 mars, datë e cila përkon me 26-vjetorin e fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Gjithsesi, krerët e opozitës së bashkuar janë ende në diskutim për vendosjen e datave se kur do të rinisin protestat kundër qeverisë. Liderët e opozitës së bashkuar synojnë të tjera protesta masive me pjesëmarrjen edhe më të madhe se ajo e 27 janarit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi një ditë pas 27 janarit se protesta e opozitës e një dite më parë ishte “betejë madhështore e fituar e shqiptarëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY