Avokati tregon arrestimin e Andi Tomës: Policia terror në shtëpi, 20 efektivë...

Avokati tregon arrestimin e Andi Tomës: Policia terror në shtëpi, 20 efektivë i tmerruan 2 vajzat e sëmura

122
0
Shares
Andi Toma

Neshat Fana, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma, ka deklaruar për “Panorama” se, arrestimi i klientit të tij është bërë në shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave ligjore. Fana ka thënë se do të bëjë kallëzim penal për prokuroren dhe gjyqtaren, që kanë vendosur arrestimin e Andi Tomës.

Ai ka rrëfyer se familja e tij është përballur me një ngjarje skandaloze, ku Policia, sipas tij, i ka hyrë në shtëpi dhe nuk i ka dhënë asnjë informacion për atë që po ndodhte.

“Jam njoftuar mbrëmë në mes të natës nga bashkëshortja e Andi Tomës, që është miku im, jo thjesht klient im, dhe që i kishte shkuar Policia për kontroll banese dhe për ta arrestuar, për ta marrë me vete. Kam gjetur në shtëpinë e tij 20 policë, brenda në shtëpi, dy vajzat e Andit me temperaturë, njëra 10 vjeç dhe tjetra 5 vjeç, të tmerruara nga prezenca e 20 policëve dhe Andin bashkë me të shoqen, të skandalizuar me atë që po ndodhte dhe nuk kishte njeri t’i thoshte se për çfarë arsye ata njerëz ishin në shtëpinë e tij”, thote ai.

Sipas tij, nuk i thoshte njeri një vendim arresti të Gjykatës, ka një vendim të Gjykatës për kontrollin e banesës.

Neshat Fana

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY