Deklarata e Kryemadhit për Dashamir Gjikën: Gjika akuzohet për një tender të...

Deklarata e Kryemadhit për Dashamir Gjikën: Gjika akuzohet për një tender të 2008-s

225
0
Shares

Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi tha sot se arrestimi i Dashamir Gjikës ndodhi nga presioni i Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit ndaj prokurorisë. Sipas saj kreu i LSI-së në Elbasan akuzohet për një tender që nuk e ka bërë ai, ndërsa ishte ftuar në “Java” në TVSH ka folur për arrestimin e ish-drejtorit të Rrugëve, i cili është kryetar i LSI-së  në Elbasan.

Kryemadhi e quajti arrestimin e tij me prapavijë politike. Po ashtu hodhi sërish akuza për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe krye bashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini se po ushtrojnë presion politik ndaj LSI në Elbasan.

“Arrestimi i djeshëm është një arrestim politik. Dashamir Xhika është kryetar i LSI në Elbasan. Ai është arrestuar nga një prokurore që e ka dosjen prej 3 vitesh, mbas 3 vjetëve, unë s’kam parë të mbahet një dosje 3 vite. Kjo do të thotë që ka bërë shantazh.

Presion politik që ushtron Taulant Balla me Qazim Sejdinin ndaj LSI-së në Elbasan. Akuzohet Dashamir Xhika për një tender të 2008-ës kur nuk kishte lidhje as me PS as me PD. Dashamri Xhika, do përballet me drejtësinë e Edi Ramës dhe do ta fitojë. Do tu përgjigjet atyre që e kanë sajuar, sepse nuk mund të arrestosh një drejtor për një tender që nuk e ka kryer ai”,tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY