EMRI & VIDEO/ Drejtuesi i autobusit transporton nxënës i dehur dhe pa...

EMRI & VIDEO/ Drejtuesi i autobusit transporton nxënës i dehur dhe pa asnjë dokument

107
0
Shares

Policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në disa zona, ka rezultuar se disa automjete të transportit publik transportonin fëmijë e nxënës në shkelje flagrante të rregullave të Qarkullimit Rrugor, si pa kontroll teknik, pa licencë transporti, pa vendosur rripin e sigurimit, pa Leje Qarkullimi, nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, etj.

Nga kontrollet e ushtruara ndaj mjeteve të shërbimit publik, kryesisht mjetet e transportit të specializuar për nxënës shkolle, në zonën e Unazës së Re ka rezultuar se një drejtues autobusi shkolle që transportonte nxënës drejtonte mjetin pa leje qarkullimi, pa kontrollin teknik të mjetit, pa certifikatë transporti për nxënës, në gjendje të dehur, si dhe debitor, pasi ishte ndëshkuar edhe disa herë të tjera për mospërdorim të rripit të sigurimit. Nga verifikimi me aparatin Drager ka rezultuar se Isuf B., drejtonte autobusin në gjendje tej mase të dehur, ku testi i parë rezultoi 1.38 mg/l  dhe testi i dytë 1.47 mg/l. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Isuf B., 56 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale të “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Gjithashtu është bërë bllokimi i mjetit si dhe është përpiluar masa administrative për shkeljet e gjetura gjatë kontrollit.

Policia Rrugore e Tiranës, bënë të ditur se do të vijojë kontrollet edhe ditët në vijim dhe gjen rastin t’ju bëjë apel prindërve dhe mësuesve, por edhe vetë nxënësve, që të mos pranojnë të qarkullojnë me automjete që vënë në rrezik sigurinë e jetës së fëmijëve, si dhe të sinjalizojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, për çdo problematikë të hasur në këtë drejtim.

Policia Rrugore e Tiranës – Plan masash për kontrollin e automjeteve të transportit publik, e në veçanti të atyre të transportit të specializuar për nxënës shkolle.Kontrolli për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës së fëmijëve dhe nxënësve gjatë transportit të tyre në kopshte e shkolla.Nga kontrolli i ushtruar në disa zona në Tiranë, ka rezultuar se disa automjete të transportit publik transportonin fëmijë e nxënës në shkelje flagrante të rregullave të Qarkullimit Rrugor, si pa kontroll teknik, pa licencë transporti, pa vendosur rripin e sigurimit, pa Leje Qarkullimi, nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, etj.Nga kontrollet e ushtruara ndaj mjeteve të shërbimit publik, kryesisht mjetet e transportit të specializuar për nxënës shkolle, në zonën e Unazës së Re ka rezultuar se një drejtues autobusi shkolle që transportonte nxënës drejtonte mjetin pa leje qarkullimi, pa kontrollin teknik të mjetit, pa certifikatë transporti për nxënës, në gjendje të dehur, si dhe debitor, pasi ishte ndëshkuar edhe disa herë të tjera për mospërdorim të rripit të sigurimit.Nga verifikimi me aparatin Drager ka rezultuar se shtetasi I. B., drejtonte autobusin në gjendje tej mase të dehur, ku testi i parë rezultoi 1.38 mg/l dhe testi i dytë 1.47 mg/l. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 56 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale të "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.Gjithashtu është bërë bllokimi i mjetit si dhe është përpiluar masa administrative për shkeljet e gjetura gjatë kontrollit.Policia Rrugore e Tiranës, do të vijojë kontrollet edhe ditët në vijim dhe gjen rastin t'ju bëjë apel prindërve dhe mësuesve, por edhe vetë nxënësve, që të mos pranojnë të qarkullojnë me automjete që vënë në rrezik sigurinë e jetës së fëmijëve, si dhe të sinjalizojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, për çdo problematikë të hasur në këtë drejtim.

Publié par Policia e Shtetit sur jeudi 1 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY