EMRI/ Tiranë, prangoset hajduti, dokumentohen 6 vjedhje

EMRI/ Tiranë, prangoset hajduti, dokumentohen 6 vjedhje

828
0
Shares

Specialistet për Hetimit e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 2, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, ku është kapur e ndaluar                Pirent Kano, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë 2 herë për veprën penale “Vjedhja”. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 13. 01. 2018, dyshohet  se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”,  ka vjedhur një shumë lekësh në një supermarket  në pronësi të shtetases B. N., 41 vjeç.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshtë :

  • Më datë 03.01.2018, në rrugën “Besim Imani” dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases A. D.
  • Më datë 12.01.2018, ne bulevardin “Bajram Curri” dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit N. A.
  • Më datë 17.01.2018, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje xhami, një çantë, të ndodhur në mjeti tip “Benc 190”, në pronësi të shtetases Dh. M.,
  • Më datë 01.21.2018, në rrugën ”Rr. Androniqi Zengo Antoniu”, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B. H.
  • Më datë 29.01.2018, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Naim Frashëri”, në një dyqan, ne pronësi të shtetasit E. Z., 22 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY