DETAJE/ Banda e Habilajve, prokuroria e Catanias përfundon hetimin – Drogë dhe...

DETAJE/ Banda e Habilajve, prokuroria e Catanias përfundon hetimin – Drogë dhe armë me anije nga Shqipëria

144
0
Shares
Te arrestuarit ne Itali

Prokuroria e Catanias ka mbyllur dosjen e Habilajve dhe e ka bërë atë gati për ta çuar në Gjykatë. Sipas medias italiane, ‘livesicilia.it’ prokurorët edhe gjatë ditëve të fundit kanë marrë në pyetje të arrestuarit si anëtarë të Bandës së Habiljave dhe pritet që ata të përballen me akuzat e rënda të grupit kriminal që bënë trafik droge dhe armesh me Italinë.

Operacioni i koduar “Rosa dei Venti”, tashmë weshtë një hetim i mbyllur gati për në gjykatë shkruajnë mediat lokale italiane. Po sipas mediave grupi i Habilajve përdori anijet e peshkimit për të transportuar ngarkesa të marihuanës nga Shqipëria në Catania. Një tregti e lulëzuar në mënyrë të paligjshme që ka hijet e veta edhe politika. Shqipëria nuk ka kapacitet për luftimin e trafikimit ndërkombëtar të drogës nga ana e institucioneve shqiptare sepse ishin lidhjet e supozuara farefisnore mes Habilajve sipas prokurorit  të grupit kriminal, me ish-ministrin shqiptar Saimir Tahiri. Hetimi i Catania – i cili filloi vitin e kaluar ka krijuar mjaft polemika në nivelin politik në Shqipëri shkruan media italiane. Kjo edhe për shkak se disa vjet më parë, një ish oficer policie kishte bërë akuza të rënda për “mbrojtje” për trafikantët e drogës të favorizuar nga njerëzit e institucioneve të korruptuara.

Hetmi ‘Rosa dei Venti’ i koordinuar nga prokurori publik Andrea Bonomo, u mbyll për këtë persona, Moisi Habilaj, Fatmir Minaj, Maridian Sulaj, Angelo Busacca, Antonino Riela, Gianluca Passavanti, Vincenzo Spampinato, Fabio Spampinato, Antonio Greco, Giuseppe Greco, Ëilliam Patane, Rosaria Giuliano. Massimiliano Maria Brundo, Carmelo Sandro Bertolini, Enrico Maria Gianquinta. Sipas medias këto ditë disa nga të dyshuarit iu nënshtruan marrjes në pyetje para prokurorit publik.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet vendimi i Prokurorisë së Katanias për dërgimin e çështjes në gjykatë e cila më pas vendos datën e nisjes së procesit gjyqësor.

Guardia di Financa e Italisë ka mundur të rindërtojë rrugën e drogës në aksin Shqipëri-Catania. Trafikantët, në vitet e fundit, kishin arritur të transportojnë mbi qindra kilogramë marihuanë ndërkohë që grupi kriminal kishte gjithashtu në dispozicion armë të fuqishme lufte. Qarkullimi i I drogës nga ky grup është vlerësuar nga hetuesit italiane në miliona euro.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY