Berisha: Korrupsion me aeroportin “Habilaj” në Vlorë, Edi Rama fut miliona euro...

Berisha: Korrupsion me aeroportin “Habilaj” në Vlorë, Edi Rama fut miliona euro në xhep

127
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot korrupsionin e kryeministrit Edi Rama, sipas tij, me aeroportin “Habilja” në Vlorë. Nga ana tjetër Berisha denoncoi edhe ekstradimin e Nezar Seitaj menjëherë pasi u u vetëdeklarua si dëshmitar i penduar i drejtësisë.

“Siç e konstatuan gjithë shqiptarët, një bandë hajdutësh të lidhur me një mijë fije me krimin që mjerisht për këtë popull quhet qeveri, në një akt të pashembullt në historinë e parlamentit ëprjashtoi kryetarin e grupit parlamentar, ëpr të krijuar një situatë nëpër të cilën të kalojë hajdutërisht, ligjin e hajnisë më të madhe publike të aeroportit “Habilaj”, me një çmim 5 – 6 herë më të madhe se ai i aeroportit të Kukësit. Çfarë është mbi 20 milion euro shkon në xhepat e Edi ramës dhe njerëzve të lidhur me tij.

E bënë këtë akt sepse janë të mbërthyer në një skandal të paprecedentë, ku Edi Rama ka ekstraduar personin kyç të bandës Habilaj me urdhër të Saimir Tahirit vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për tu bërë dëshmitar i penduar i drejtësisë. Mjaftoi ky lajm që ai të oërzihej me lecka, duke shkelur Kushtetutën, pasi ndërprerjen e hetimit mund ta bëjë vetëm prokurori.

Me këtë akt mendojnë se do ti shpëtojnë, por po ngjallin në urrejtje masive të shqiptarëve” u shpreh Berisha. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY