DETAJE/ Si nisi sherri në Bashkinë e Dibrës – I dërguari nga...

DETAJE/ Si nisi sherri në Bashkinë e Dibrës – I dërguari nga Tirana shkarkoi punonjësit, “Robin Hudët” e PDIU u kundërpërgjigjën

231
0
Shares

Përplasje fizike mes punonjësve të Bashkisë së Dibrës gjatë mbledhjes së administratës, shoqërohen në polici nënkryetari i Bashkisë dhe disa punonjës.

Mësohet se sot në mëngjes është zhvilluar një mbledhje në Bashkinë e Dibrës, ku shefi i Personelit, i emëruar pak ditë më parë, ka bërë të ditur se disa punonjës do të largohen nga puna për shkak të performancës së tyre të dobët.

Burimet e Panorama bëjnë të ditur gjithashtu se sherri ka nisur kur Drini Mataj, shefi i Personelit, ka nisur të përmendë emrat e parë të punonjësve që ishin edhe militantë të PDIU-së. Në këtë moment ka nisur një përplasje masive mes tyre dhe në ndihme të punonjësve të shkarkuar kanë ardhur edhe disa simpatizantë të PDIU-së, të cilët ishin të pajisur me shkopin bejsbolli.

Pjese e sherrit është bërë edhe kryetari i Bashkise, Muharrem Rama, i cili është shtyrë gjatë përleshjes. Më pas mësohet se është thirrur Policia e cila ka shoqëruar 20 persona, mes tyre edhe Ramën. Kryetari i Bashkise Muharrem Rama ne një lidhje telefonike me “News24” tha…

A jeni shoqëruar?

Jo, është lajm i gabuar, dezinformim, jam me të dëmtuarit pranë spitalit të Peshkopisë dhe po u japim ndihmën e duhur.

Ka të shoqëruar policia?

Jo nga Bashkia ska asnjë të shoqëruar, aty rreth orës 9 s’kisha vajtur akoma në zyrë, më njoftojnë se një grup rreth 20-30 vetash kanë shkuar te zyra ime, janë përfaqësues të PDIU dhe disa punonjës të punësuar nga PDIU që janë me performancë shumë të dobët në Bashki.

Për çfarë ka qenë debati i plotë?

Kanë ardhur 30 veta përfaqësues të PDIU me nënkryetarin Olti Cami dhe ne si Bashki ne duhet të ngremë performancën. Janë dhunuar zyrat e Bashkisë nga përfaqësues të PDIU, janë 4 të lënduar me mjete të forta. Kanë disa plagë në kokë që janë dëmtuar me shkopinj bejsbolli dhe tuba hekuri. Policia e Dibrës ka qenë në gatishmëri dhe po kryen veprimet hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY