Berisha deklaratë të fortë: Të arrestohet ministrja e Drejtësisë

Berisha deklaratë të fortë: Të arrestohet ministrja e Drejtësisë

560
6
Shares

Detaje të tjera janë bërë publike nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pasditen e sotme. Një nga çështjet për të cilat është diskutuar në mbledhje mësohet se ka qenë edhe ekstradimi në Itali i Nazer Seitajt, i ashtuquajturi si financieri i grupit të Habilajve.

Burime nga mbledhja e PD thonë se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me këtë ekstradim. “Ministrja e Drejtësisë me ekstradimin që ka bërë duhet arrestuar në flagrancë”, mësohet të ketë thënë ish-kryeministri Berisha.

Sakaq, gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe për vijimësinë e reagimit opozitar pas protestës së 27 janarit, si dhe për dialogun me Greqinë. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

6 COMMENTS

  1. .Foli ky Vicidoli qe nuk njeh as nene e as procedura. Ky qe fshihte Xenin kur e kerkonte prokuroria dhe fshihte Bashen kur e thiren per rrugen e kombit sot del edhe na flet per arrestime.

  2. Nje pyetje kam une per ty. Po mos ta ekstradonte do thoshe arrestoje se nuk e ekstradoj? E mbrojti? Ti nuk meresh vesh o Saliu i standarteve te dyfishta.

  3. Per aq kohe sa procedimi ka nisur ne Katania ne Itali dhe ky kerkohej per llogari te pales Italiane procedura e ndjekur eshte super ok. Kujtojm ktu qe ka nje marreveshje dypaleshe me shtetin Italin per ekstradimin dhe shyqyr erdhi kjo dite te zbatoj marreveshjet Shqiperia.

  4. . Ishe ti qe thoshe per Frokun kur nuk u ekstradua qe pse nuk e ekstradoni e tani na thua pse e ekstradoni. Tani ne te kuptojm qe pleqeria ka ato te sajat po ndaje mendjen mo burre per veten tende me shume se u bere gaz i botes.

LEAVE A REPLY