EMRI & FOTO GALERI/ Angli, baroni shqiptar i drogës “pozon” nga qelia...

EMRI & FOTO GALERI/ Angli, baroni shqiptar i drogës “pozon” nga qelia në Instagram

567
0
Shares

Gazeta londineze “Evening Standard” ia ka kushtuar sot faqen e parë një baroni shqiptarë droge i cili poston në Instagram foto nga burgu ku vuan dënimin. E përditshmja londineze shkruan se baroni shqiptarë tallet me sistemin e burgjeve teksa thekson se ai është Tristen Asllani i dënuar me 25 vite burg vitin e shkuar.

Asllani vitin e kaluar pranoi akuzat për trafik droge dhe posedim pa leje të një arme tip skorpions. Kjo gazetë shkrua se ka zbuluar foto të Asllanit të cilat ai i postonte në Instagram. Fotot janë shkrepur brenda qelisë në burgun Wandsworth në Londër.

Gazeta “‘Evening Standard” thekson se të burgosurit shqiptarë përdorin celularë në burgjet angleze duke sfiduar kontrollet e rrepta. Drejtoria e përgjithshme angleze e burgjeve ka deklaruar se e mbylli llogarinë në Instagram që përdorej nga Asllani dhe se për publikimin e fotove mund të dënohet edhe me dy vite të tjera burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY