DETAJE & EMRI/ Tiranë, endacaku izraelit vjedh me dhunë 8 celularë, ja...

DETAJE & EMRI/ Tiranë, endacaku izraelit vjedh me dhunë 8 celularë, ja si u prangos nga një efektiv i vetëm i “Shqiponjave”

332
0
Shares

Sot, rreth orës 11:00, në Paskuqan, Eragon Aliay është futur në dyqan celularësh  të një kompanie  dhe pasi ka shtyrë shitësen me forcë ka marrë 8 aparate celular dhe është larguar me vrap. Shitësja e dyqanit ka njoftuar Policinë në numrin 112, ku në  drejtim të adresës së dhënë  janë nisur menjëherë  shërbimet policore si dhe skuadra “Shqiponjat. Në afërsi të vendit të ngjarjes ishte duke lëvizur në këmbë për të shkuar në punë edhe një punonjës policie i Repartit Special Shqiponjat, i cili porsa ka parë personin e lartpërmendur që po vraponte dhe shitësen e dyqanit që po kërkonte ndihmë është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Eragon Aliay kur ka parë se po e ndiqte punonjësi i Policisë ka hedhur në rrugë aparatet celularë dhe ka vijuar lëvizjen me vrap por që është kapur nga punonjësi i policisë ku në ndihmë të tij mbërritën edhe dy patrulla të Policisë, të cilët bënë shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para  të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit, u bë arrestimi në flagrancë i Eragon Aliay, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Izrael, (me pasaportë Izraelite).

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 aparate celular. Shtetasi lartpërmendur kishte hyrë në Shqipëri dy javë më parë dhe sipas informacioneve nuk kishte destinacion final por endej rrugëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY