ATHINË/Pasi e qëlluan shqiptarin I morën një cantë nga dora

Ndaje

TË FUNDIT/Detaje te reja janë publikuar nga mediat greke në lidhje me atentatin që u krye ndaj një shqiptari në mes të Athinës.

Shqiptari I cili ndodhet I plagosur rëndë në spital i përket moshës 40 vjeç. Sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat greke shqiptarit iu mor një çantë nga dora dhe më pas u qëllua nga dy persona. Autorët u përpoqën që ngjarja të dukej si një grabitje dhe më  pas u larguan me një mjet.

……………….

Një shqiptar 40-vjeçar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur Aharnon në qendër të kryeqytetit, Athinës.

Sipas raportimeve të mediave greke, makina me atentatorët u largua në drejtim të panjohur.

Aktualisht shqiptari është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin “Agia Olga”, pasi u qëllua me dy plumba në gjoks. Sipas dëshmitarëve, një person me një armë të mbështjellë me shall qëlloi me dy plumba në gjoks shqiptarin dhe më pas një makinë me dy të rinj të tjerë është afruar dhe ka marrë atentatorin.

Mediat helene shkruajnë se shqiptarit iu mor një çantë nga dora dhe më pas u qëllua, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia.

Dyshohet se shqiptari është i përfshirë në trafikun e drogës.

Loading...

Leni një përgjigje