VIDEO MESAZH/ Emigrantët e rreth 70 familjeve shqiptare flasin nga kapmi i...

VIDEO MESAZH/ Emigrantët e rreth 70 familjeve shqiptare flasin nga kapmi i Lionit në Francë: Nga e keqja morëm rrugët për këtu në azil

205
0
Shares

Në protestën e sotme të opozitës, u shfaq sot edhe një videomesazh i i cili tregonte gjendjen e mjeruar në të cilën jetojnë shqiptarët që kërkojnë azil në një kamp, në Lion të Francës. Zëri është i një prej emigrantëve që shpjegon gjendjen ku banojnë rreth 70 familje në çadra.

“Ja pra këtu janë çadrat ku jetojnë shqiptarët, por nuk dalin me dhënë intervista sepse u vjen zor. Kjo është gjendja e shqiptarëve që kanë ikur prej mjerimit në Shqipëri. Janë mbi 70 familje që janë vendosur këtu, në këtë zonë. Mbi 250 persona jetojnë këtu. Ja flasim nga afër me këtë zonjë. Ja ta shohin pushtetarët, shteti shqiptar ku janë katandisur shqiptarët , populli shqiptar. Ekonomia përtokë

Pyetje: Zonjë çfarë problemesh keni që erdhët në azil.

Zonja: Probleme ekonomike. As punë as përkrahje sociale nuk marrim. Nga e keqja morëm rrugët për këtu në azil. Lamë vendin dhe siç e shihni jemi mos më keq. Jemi pa bukë. Na kanë marrë me urgjenca na kanë çuar në spitale. Këtu jemi në vështirësi shumë të mëdha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY