VIDEO & DETAJE/ Vlorë, krismat e armëve, luftë mes bandash në lagjen...

VIDEO & DETAJE/ Vlorë, krismat e armëve, luftë mes bandash në lagjen e Zani Çaushit

196
0
Shares

Mësohet “origjina” e krismave të armëve që për disa minuta terrorizuan Vlorën sot. Nga informacionet paraprake, mësohet se në lagjen Çole, e njohur si lagja e Zani Caushit, ka pasur një përplasje me armë mes dy grupeve kriminale në këtë zonë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nuk ka informacione për persona të plagosur.

Dy grupet kane qenë duke udhëtuar me makina kur kanë qëlluar ndaj njeri-tjetrit. Menjëherë ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se njëra prej makinave ka qenë një Citroen i bardhë. Policia ka rrethuar zonën në të cilën ka vetëm xhama të thyer. Nuk ka shumë informacion ndërsa policia s’ka dalë ende në një njoftim zyrtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY