REAGIMI/ Fatmir Xhafaj i trembur nga protesta e nesërme e opozitës, “kërcënon”...

REAGIMI/ Fatmir Xhafaj i trembur nga protesta e nesërme e opozitës, “kërcënon” me ekspertë të huaj

118
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk e ka fshehur trembjen nga protesta e nesërme e opozitës. Pasi gjatë ditëve të fundit ai ka fabrikuar lajme për “protestë të dhunshme”, duket këto kanë pasur efekt të kundërt. Për pasojë ai ndërroi “taktikë” sot dhe kërcënon pjesëmarrësit në protestë, me monitorim nga ekspertë të huaj.

Deklarata e plotë e ministrisë s Brendshme

Policia e Shtetit, në komunikimin e saj zyrtar, ka bërë sot publike masat e marra në kuadër të mbarëvajtjes së protestës së nesërme, mbi bazën e kërkesës së bërë nga Partia Demokratike.

Ministria e Brendshme, respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe njëherazi mbështet punën e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në zbatimin me korrektësi të ligjit, pavarësisht dhunës verbale dhe fizike të ushtruar ndaj saj në disa nga këto tubime.

Me kërkesën e Ministrit të Brendshëm, hartimi i këtij plani masash është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit. E gjithë veprimtaria e Policisë, ditën e nesërme do të asistohet dhe monitorohet, gjithashtu, nga ekspertë të huaj, të cilët janë atashuar pranë Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të mbështesin Policinë e Shtetit në ushtrimin e detyrës së saj dhe të distancohen nga individët me mendësi e prirje të dhunshme.

Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit. Në të njëjtën kohë, ajo do të veprojë sipas përcaktimeve ligjore ndaj kujtdo që cënon rendin dhe sigurinë dhe do t’i përballë ata me ndëshkimin e duhur ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY