Kapet tjetra, 8 milione euro kanabis bllokohen ne Bari

Kapet tjetra, 8 milione euro kanabis bllokohen ne Bari

120
0
Shares
GdF Bari, sequestro 900 chili marijuana

Guardia Di Finanza sekuestroi sot një skaf që dyshohet se vinte nga Shqipëria, brenda të cilit kishte 900 kg marijuanë. Mediat italiane raportojnë se mjeti i lundrimit u kap në Bari, ndërkohë që në pranga ranë dy skafistet.

Guardia di Finanza teksa patrullonte në Adriatik, ka pikasur pasditen e djeshme një gomone që drejtohej drejt brigjeve të Garganos (Puglia) dhe iu vunë në ndjekje.

Pas kapjen, në mjet u gjet sasia e lëndës narkotike, ndërsa vlera e saj ishte mbi 8 milionë euro. Kontrabandistët, dy shqiptarë 39 dhe 52 vjeç, ndonëse tentuan të arratiseshin, u kapën pak çaste më vonë në një banesë.

Gomonia u pikas dje rreth orës 19:00, ndërkohë që Guardia di Finanza iu bëri shenjë skafistëve të ndalonin, por këta të fundit nuk iu binden urdhrit. Trafikantët hodhën në det një pjesë të madhe të ngarkesës dhe më pas braktisën mjetin në plazh. Fill pas kësaj ata u fshehën brenda një vile, ndërsa ishin ende të lagur.

Gomonia, rreth 9 metra e gjatë me dy motorë të fuqishëm u dërgua në portin e Vieste, ndërkohë shqiptarët me inicialet K.B., 52 vjeç dhe B.A., 39 vjeç, të dy nga Vlora, u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa rezultojnë me precedentë penale. Ndërkohë, policia nisi aksionin për kapjen e drogës, ndërsa rezultoi se ishin 55 pako me marijuanë dhe peshonin përkatësisht 885 kg.

Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plot të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY