Qindra vende pune të lira në administratën publike, e tregoi qeveria

Qindra vende pune të lira në administratën publike, e tregoi qeveria

434
0
Shares

Administrata publike në Shqipëri numëron 1073 vende të lira pune, një numër i madh që nuk plotësohet për shkak të ndërhyrjeve dhe paaftësisë së rekrutimit të shërbimit civil. Shifra është bërë e njohur nga qeveria shqiptare për të gjithë ata që janë të interesuar të punojnë në shtet.

Gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave këtë të mërkurë, u miratua plani vjetor i pranimit për vitin 2018 në institucionet e administratës shtetërore plot 1073 punonjës, një shifër kjo e bartur nga vitet e mëparshme.

Në bazë të vendimit të qeverisë vendet vakante të punës në administratë janë të ndara në kategoritë përkatëse, si më poshtë:

Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 20;

Për kategorinë e mesme drejtuese 83;

Për kategorinë e ulët drejtuese 305;

Për kategorinë ekzekutive 665.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë:

– Shkenca juridike;
– Shkenca kompjuterike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.

Capture-20

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY