Greqi, transportonin 16 kg kanabis, pranga 3 shqiptarëve

Greqi, transportonin 16 kg kanabis, pranga 3 shqiptarëve

86
0
Shares

Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptare të cilët po transportonin 16 kilogramë kanabis sativa. Mediat helenë thonë se shqiptarët janë të moshës 20, 22 dhe 27 vjeç. Shqiptarët janë arrestuar nga Departamenti i Mbrojtjes Kufitare në Kristalopigi.

Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotën në zonën e Follorinës ku u sekuestruan tre çanta me kanabis sativa. Tre shtetasit shqiptarë u arrestuan menjëherë edhe pse tentuan ti iknin forcave të policisë.

Përvec sasisë së drogës, policia i sekuestroi tre të rinjve shqiptarë edhe 3 telefona celularë. Mbi 27 vjeçarin gjykata penale e Kostuarit ka marrë vendimin për ta dënuar atë edhe për shkelje të ligjit mbi emigrantët duke e dënuar me 13 muja burg dhe me një gjobë prej 1500 euro. Policia po vijon hetimet për rastin, ndërsa dosja e tre të arrestuarve do të dërgohet në Prokurorinë e Kosturit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY