EMRAT/ Në garë për postin e Drejtorit të Policisë, ja 28 titullarë...

EMRAT/ Në garë për postin e Drejtorit të Policisë, ja 28 titullarë që janë futur në provim

321
0
Shares

Tek Akademia e Policisë po zhvillohet sot provimi për gradën “Drejtues i Parë”. Janë 28 titullarë policie që kanë gradën “drejtues” por synojnë “Drejtues i Parë” ç’ka do tu hapte rrugën edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Edhe pse tagrin për të zgjedhur drejtorin e ri e ka Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, policët janë duke dhënë provimin për të marrë gradën e lartë.

Konkursi ka dy faza. Faza e parë është ajo me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet do të korrigjohen me skadron dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori. Mësohet se fituesit duhet të kenë mbi 70 pikë që të hyjnë në fazën e dytë, në testin me gojë. Ndërkohë, kryetar komisioni është drejtori i Akademisë së Policisë, Bilbi Mema.

Grada “ Drejtues i parë” është një nga kriteret për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Prej 8 janarit, Policia po drejtohet nga i caktuari në detyrë Rebani Jaupi, i cili gëzon të gjitha atributet e drejtorit të përgjithshëm. Po ashtu, burime nga policia bëjnë me dije se pas zgjedhjes së kryepolicit që do të propozohet nga ministri Fatmir Xhafaj me aprovim të Këshillit të Ministrave, do të ketë lëvizje edhe në kupolën drejtuese dhe drejtoritë e qarqeve.

Në garë për gradën “Drejtues i Parë” janë

Ardi Veliun, Drejtor i Policisë së Tiranës

Gentjan Shehaj, Drejtori i Policisë së Vlorës

Edmond Targaj, drejtor në Policisë në Dibrës

Albert Dervishi, drejtor i Rendit.

Josif Shtembari, drejtor i Krimeve

Mitat Tola drejtor i policisë Rrugore

Albert Goxhaj, drejtori i Standardeve Profesionale

Po kështu konkurrojnë dhe gjithë zv/drejtorët e qarqeve dhe shefat e sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY