STATISTIKAT & TABELAT/ Vdekja e grave gjatë lindjes, Shqipëria kryeson renditjen në...

STATISTIKAT & TABELAT/ Vdekja e grave gjatë lindjes, Shqipëria kryeson renditjen në “vend nderi”

356
0
Shares

Një studim i ri në revistën mjekësore “Lancet” tregon se sa gra akoma vdesin gjatë lindjes së fëmijëve në botë. Numri i grave që vdesin gjatë shtatzanisë dhe lindjes së fëmijëve në Britaninë e Madhe është i njëjtë me atë të 20 viteve më parë, duke renditur Britaninë pas vendeve si Shqipëria, Polonia, Sllovakia si dhe vendet më të pasura të Europës, shkruhet në një artikull të “The Guardian”.

Statistikat për Britaninë, e cila renditet në vend të 23-të në tabelën globale, janë në kontrast të theksuar me vendet e botës në zhvillim, ku sipas studimit të ri dhe gjithëpërfshirës në Lancet, po bëhet progres i vërtetë në lidhje me shkallën e vdekshmërisë tek gratë gjatë lindjes së fëmijëve.

Globalisht, numri i vdekjeve është ulur nga më shumë se 500,000 në vit në 1980 deri në 343,000 në vit në 2008. Gjatë 20 viteve të fundit, numri i vdekjeve është ulur në shkallën 1.4% në vit. Statistikat e mëposhtme tregojnë Shkallën e Vdekjes së Nënave në 100,000 lindje, ku Shqipëria renditet në vendin e 22-të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY