Elbasan, zhduket nëna, vajza kërkon ndihmën e Policisë

Elbasan, zhduket nëna, vajza kërkon ndihmën e Policisë

97
0
Shares

Një grua nga Elbasani, është denoncuar nga familjarët e saj në polici e zhdukur. Gjatë ditës së sotme vajza e saj, E. M., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, ka kallëzuar në polici, se i është larguar nga banesa nëna e saj 64 vjeçe J. M., banuese në Elbasan.

Vajza e saj tha para uniformave blu se që prej ditës së djeshme e ëma e saj e cila jetonte vetëm është zhdukur pa lënë gjurmë dhe se ajo nuk di ku ta kërkojë. Pavarësisht kërkimeve të saj tek të afërmit, 64 vjeçarja nuk dihet se ku është, duke u shprehur e shqetësuar për fatin e nënës.

Pas denoncimit të bërë nga vajza e të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen dhe kthimin e saj në banesë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY