Të përndjekurit politikë mbështesin aksionin opozitar për rrëzimin e qeverisë

Të përndjekurit politikë mbështesin aksionin opozitar për rrëzimin e qeverisë

85
0
Shares

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë, dega Mat zhvilloi sot një aktiv ne kuadër te zhvillimeve me te fundit politike ne vend ne mënyre te veçantë për përpjekjet e qeverise për te ndërprere dëmshpërblimin e trashëgimtareve te te përndjekurve politike te komunizmit . Ne ketë aktiv morën pjese kryetari i SHAKPPSH Nebil Çika, deputetja e PD, ish-e përndjekur politike Dhurata Çupi drejtues te partive opozitare te djathta dhe te pushtetit vendor ne rrethin e Matit.

Aktivi u drejtua nga kreu i degës se SHAKPP Mat, Hamdi Lala i cili beri prezent shqetësimet dhe problemet e të përndjekurve politikë te Matit duke u përqendruar tek politikat dhe praktikat armiqësore ndaj kësaj shtrese te shoqërisë te manifestuar nga qeveria Rama. Lala denoncoi pushimet nga puna për motive politikë të të përndjekurve politike te aplikuar nga qeveria ne te gjitha nivelet e administratës ndërkohë qe u fokusua te përpjekja e fundit e saje për te ndërprere dëmshpërblimin, një e drejte e garantuar me ligj. Ne këto kushte Lala kërkoi një reagim te forte te te përndjekurve politike ne mbështetje te aksionit opozitar për rrëzimin e kësaj qeverie gjë qe sipas tij është se pari një interes te kësaj shtrese . Lala tha se te përndjekurit politike te Matit do te jene pjese e qenësishme e protestës se thirrur nga opozita ne 27 janar ne Tirane.

Ne fjalën e tij kreu kombëtar i SHAKPPSH Nebil Cika tha se kjo qeveri me verimet qe ka ndërmarrë e po ndërmerr është thjesht një zgjatim politik , juridik e gjenetik i paraardhësve te tyre komuniste , persekuto rë te te përndjekurve dhe shumicës se shqiptarëve. Cika , tha se deklarimet e qeverise për te ndërprerë kompensimin e te përndjekurve janë vazhdë e një sërë verimesh kundër kësaj shtrese te qeverise Rama dhe shumicës politike komuniste si zgjedhja ne krye te kuvendit te Gramoz Rucit, një autor i provuar botërisht i krimeve kundër njerizimit, shkrirja e drejtorisë se statusit te te përndjekurve ne Ministrinë e drejtësisë dhe se fundi vendimi për ndërprerjen e dëmshpërblimit . Te paret qe preken sa here vijnë ne pushtet komunistet janë te përndjekurit politike ndaj te cilëve pushteti aktual sillet me logjiken e luftës se klasave një atavizëm gjenetik e politik i tyre, theksoi Çika. Prandaj ne jemi edhe shtresa shoqërore me e interesuar për largimin një ore e me pare te kësaj qeverie gjë qe na obligon te jemi ne balle te përpjekjeve për rrëzimin e saje . Çika , vuri ne dukje edhe pakënaqësitë e te përndjekurve te Matit për pushtetin vendor qe drejtohet nga PD-ja duke i kujtuar drejtuesve te tij dhe te PD-se lokale se vota e te përndjekurve ka qene dhe mbetet vendimtare ne arritjet politike e elektorale te PD-se.  Cika kërkoi nga deputetja Cupi dhe drejtues te PD-se te ndërmjetësonin me pushtetin vendor me qellim plotësimin e kërkesave te te përndjekurve politike. Ai i beri thirrje te përndjekurve politike te Matit për një pjesëmarrje masive ne protestën kundër qeverise ne 27 janar.

Deputetja Dhurata Çupi e nisi fjalën e saje me një ndjese per ate qe PD-ja nuk kishte mundur te bënte për te përndjekurit politike por theksoi se ajo ishte alternativa me e mire krahasuar me persekutoret komuniste. Cupi tha se ishte krenare si përfaqësuese gjenetike e politike e kësaj shtrese ne parlament dhe se kishte bere e do te bënte gjithë çka qe ishte e mundur ne interes te shtresës qe përfaqëson. Çupi tha se kjo qeveri me cinizëm po cenon gjithë shqiptaret me veçanti te përndjekurit politike duke demonstruar vazhdimësinë komuniste t te saje. Duke u përqendruar tek deklarimet e fundit për ndërprerjen e dëmshpërblimit Çupi tha se kjo është nje hakmarrje politike e Rames për shkakun se te përndjekurit politike nuk votuan për partine e tij, por erdhe një shprehje e urrejtjes se trashëguar te tyre. Çupi shprehu besimin se te përndjekurit politike te Matit, si gjithnjë, do te ishin ne balle te protestës se opozitës ne 27 janar. Ne takim folën edhe krerët lokal te opozitës dhe pushtetit vendor. Te përndjekurit politike te Matit shprehen indinjatën e tyre për kursin armiqësor te qeverise ndaj tyre ndërkohë qe i kërkuan përfaqësuesve te opozitës bashkëpunim me te drejte dhe vëmendje me te madhe për problemet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY