GJIROKASTËR/Shtohet drama në një shtëpi, djeg banesën dhe var veten

GJIROKASTËR/Shtohet drama në një shtëpi, djeg banesën dhe var veten

107
0
Shares

Një 53-vjeçar vari veten sot fill pasi i vuri më herët flakën shtëpisë së tij. Ai banonte në lagjen ‘Zinxhira’ në Gjirokastër ndërsa zgjodhi të vdiste afër një përroi.

Burime nga policia lokale thanë viktima është A.V., 53 vjeç. Ai është gjendur i vetëvarur nga policia në lagjen ‘Manalat’, pas njoftimit të banorëve.

Njoftimi i policisë:

Te banesa e përshirë nga flakët shkuan forcat zjarrfikëse që ndërhynë duke shuar zjarrin. Ndërkohë, policia që është njoftuar për zjarrin ka vazhduar të kërkojë personin që dyshohej si zjarrvënës.

Autori është gjendur i vetëvarur në përroin e Manalatit dhe më pas trupi është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Sipas fqinjëve, viktima vuante nga depresioni ndërsa gruaja e tij ndodhet në Greqi me një sëmundje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY