BORA ZEMANI/Moderatorja tregon si e perjetoi vogëlushi divorcin më të atin

BORA ZEMANI/Moderatorja tregon si e perjetoi vogëlushi divorcin më të atin

777
0
Shares

Moderatorja e njohur në një emision sportiv, Bora Zemani rrëfeu sot te ‘xing me Ermalin’ për ndarjen nga bashkëshorti i saj Vin Veli dhe përjetimin e këtij divorci nga djali i vogël.

Bora tha se Arbori është shumë i vogël dhe nuk e kupton ende, madje ai tani po përjeton anën e mirë sepse çdo gjë e ka dyfish, dy torta, dy lodra etj.

BoraVini 2

“Arbori nuk e kupton, është 3 vjeç. Tani Arbori po përjeton vetëm anën e mirë të ndarjes që e ka çdo gjë dyfish. Kur ka ditëlindjen ka dy torta, shkon dy herë tek lodrat, një herë me mamin, një herë me babin, merr dy lodra gjithmonë, një nga mami, një nga babi”, tregoi Bora.

E pyetur me kë qëndron djali tani që ajo dhe Vin Veli janë ndarë, moderatorja u shpreh se Arbori qëndron herë me të, herë me babin e vetë, ku të dojë ai.

Bora-Vin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY