VIDEO & EMRA/ Tiranë, prangosen mashtruesit kompjuterikë, piratonin programet televizive

VIDEO & EMRA/ Tiranë, prangosen mashtruesit kompjuterikë, piratonin programet televizive

143
0
Shares

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas një pune hetimore 6-mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në funksion të procedimit penal nr. 1135/2017, duke aplikuar  metodat speciale të hetimit është bërë e mundur finalizimi me sukses i operacionit të përbashkët të koduar  “Dream box”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrance i personave…

  • Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh Sarande dhe banues në Tiranë.
  • Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
  • Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga nenet 143/b, 180 dhe 149/a i Kodit Penal, pasi këta persona në mënyrë të kundërligjshme tregtonin aparate “Dream box” dhe  “Smart box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan;

  • 57 aparate Dream box dhe Smart box.
  • Një automjet tip Volkswagen Pasat AA 294 CG
  • 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY