DETAJE/ Vendimi, Gjykata Kushtetuese i shuan shpresat, Arben Frroku një i burgosur i përjetshëm

Ndaje

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Arben Frrokut për rigjykim për shkelje kushtetuese. Me katër vota pro dhe 2 kundër Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë kërkesën e vëllait të ish-deputetit Mark Frroku i dënuar nga Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në vitin 2013-të.

Gjykimi për Arben Frrokun u krye në bazë dokumentesh dhe në fund trupa prej gjashtë gjyqtarësh doli në konkluzionin se nuk ka asnjë shkelje në gjykimin e tij, duke i hapur rrugë kështu ekstradimit drejt Shqipërisë.

Arben Frroku u arrestua në Selanik për vrasjen e komisarit Lamaj, por arriti të fitonte pafajësinë në Gjykatën e Shkallës së Parë në 2015 dhe u arratis nga Shqipëria pikërisht në momentin që çështja ndodhej në Apelin e Krimeve të Rënda.

Kjo gjykatë vendosi të rrëzonte vendimin e Shkallës së Parë dhe ta dënonte atë me burg të përjetshëm. Një vit më vonë në 2016-ën Frroku arrestohet në Holandë atje ku pretendon të fitojë azil me justifikimin që ekstradimi drejt Shqipërisë do ta diskriminonte politikisht.

Loading...

Leni një përgjigje