VIDEO & EMRAT/ Elbasan, prangoset personi me tre identitete, i dënuar në...

VIDEO & EMRAT/ Elbasan, prangoset personi me tre identitete, i dënuar në Itali me 6.5 vjet burg

264
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë ndaluar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë Artur Llupa, (alias Luan Tabaku, alias Robert Cani) 49 vjeç banues në Elbasan. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë,  në Lagjen “5 Maji” Elbasan.

Ky person më datë 16. 01. 2018 ishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi, autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07. 12. 2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”  parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY