VIDEO/ E ngacmuar seksualisht në Hollivud? Sharon Stone përgjigje surprizë

VIDEO/ E ngacmuar seksualisht në Hollivud? Sharon Stone përgjigje surprizë

188
0
Shares

Sharon Stone është një ndër aktoret më të njohura të Hollywood. Ajo mban mbi supe 40 vite karrierë dhe sigurisht ka luajtur role të cilat vështirë se harrohen. Teksa në Hollywood ka plasur skandali i ngacmimeve seksuale, aktorja 59-vjeçare nuk mund t’i shpëtonte pyetjes nëse është ngacmuar seksualisht.

Në një intervistë me korrespondentin e CBS, Lee Cowan ajo është përgjigjur në mënyrën më epike të mundshme. Stone ka qeshur për 10 sekonda pasi gazetari e pyeti duke e vënë edhe këtë të fundit disi në siklet.

“Ti po qesh, por nuk e di nëse kjo është një e qeshur nga nervozizmi”, i tha ai.

“Kam qenë pjesë e këtij biznesi për 40 vite Lee. Mund ta imagjinosh si ka qenë ky biznes kur unë hyra 40 vite më parë? Duke pasur pamjen time? Nga hiçi i Pensilvanisë? Nuk erdha këtu me ndonjë mbrojtje. I kam parë të gjitha”, u përgjigj ajo duke e lënë të kuptohej më së miri se çfarë donte të thoshte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY